“Shoqëria serbe është helmuar me gjëra të pakuptimta”, ka thënë historiani serb, Nikolla Samarxhiç, pyetur rreth asaj se a ka “vëllazëri dhe miqësi” mes Serbisë dhe Rusisë.

“Ata shpëtuan Sllobodan Millosheviçin, rritën hisen e tyre në NIS, bënë propagandë në atë mënyrë për të na ndarë nga bota e civilizuar”, tregoi ai.

“Serbia është zonë influencës strategjike ku Serbinë e përdorin si faktor. Ne jemi shtet rajonal, prandaj edhe nuk ka kuptim të flasim për miqësi me një fuqi të madhe, por në kontekstin rajonal ne mund të krijojmë probleme për të tjerët dhe për veten”, ka thënë historiani.

Në një emision në N1 ku u diskutuan marrëdhëniet Rusi-Serbi dhe mundësisë së vendosjes së sanksioneve siç kërkohet nga bota perëndimore, u konstatua se është investuar shumë në publikun serb që Vladimir Putin të gëzojë përshtypjen si një mik i madh i Serbisë dhe “një burrështetas i madh”.

Por, termi “vëllazëri”, thanë të ftuarit në emision, është një term që përdoret ekskluzivisht nga propaganda e Kremlinit.

“Këto janë testime fluskash të Aleksandër Vuçiçit sepse me të ardhur në pushtet ka qëndruar mes Perëndimit dhe Rusisë. Situata e pikëllueshme në të cilin gjendemi konfirmon se sa na ka lënduar afërsia me Rusinë”, tha ai, derisa shtoi se Serbia po qëndron në anën e gabuar të konfliktit.

“Viktimë të propagandës së çmendur ruse”, e ka quajtur shoqërinë serbe, historani Samarxhiç.

Studiuesi serb, Millan Igrutinoviç, thotë se kurdo që politikanët serbë i referohen kësaj “vëllazërie”, duhet të reflektohet se “çfarë në fakt po duan të na thonë”.

“Qytetarët do të ndjekin sinjalet që i marrin nga qeveria. Qeveria jonë ka ndjekur politika që mbështeteten fuqishëm në Rusinë. Pyetja është se a do të jenë moralisht të aftë për të bërë një kthesë të këtill [të vendosin sanksione]”, ka thënë ai

Sanksionet kundër Rusisë, thotë ai, “nuk janë vetëm klasifikim kundrejt Rusisë, por edhe përgjegjësi ndaj vetes tonë”.