Shenjat e horoskopit dhe miqtë e tyre më të mir
Dashi (Mars 21 – Prill 19)
Nëse jeni dash jeni mësuar të mendoni ndryshe nga të tjerët. Dashi është mendimtar divergjent plot kreativitet, spontanitet dhe emocion. Ata njihen edhe për ambicien e tyre e cila nganjëherë kthehet në padurim.
Miku i ngushtë: Peshorja
Për shkak se të lindurit në shenjën e dashit janë të ngutshëm iu duhet një mik që i mban ata për toke. Sa herë që veproni me ngut, një mik në shenjën e peshores do t’ju ndihmojë ta merrni veten.
Demi (Prill 20 – Maj 20)
Demi njihet për kokëfortësinë e tij. Kjo iu krijon probleme kur kanë të bëjnë me njerëz të ndryshëm. Punojnë shumë për ti arritur qëllimet e tyre dhe kanë vullnet të madh.
Miku i ngushtë: Peshqit
Njëra prej shenjave më paqësore dhe që i shmanget konfliktit. Peshqit janë njerëz besnikë dhe miq jo egoistë. Për shkak të këtyre veçorive ata balancojnë kokëfortësinë dhe iracionalitetin e demave.
Binjakët (Maj 21 – Qershor 20)
Binjakët janë kreativë, njerëz të cilët nuk hezitojnë për të reaguar. Edhe pse nganjëherë iu ndërron shpesh disponimi, janë njerëz fleksibilë dhe shumë shpejt i harrojnë gjërat.
Miku i ngushtë: Ujori
Për shkak se të dyja këto shenja janë të lehta dhe iu pëlqejnë gjërat e thjeshta shkojnë shumë mirë së bashku. transmeton arbresh.info. Kur binjakët e ndërrojnë disponimin, ujorët do të jenë ata që do t’iu japin atyre hapësire.
Gaforrja (Qershor 21 – Korrik 22)
Gaforret janë njerëz shumë familjarë. Nuk iu pëlqen qendra e vëmendjes dhe janë të kënaqur me gjërat e thjeshta që iu ndodhin në jetë si familja dhe miqtë e ngushtë. Kanë nevojë edhe për kohë vetëm.
Miku i ngushtë: Shigjetari
Ndonëse janë njerëz shumë familjarë shkojnë shumë mirë me shigjetarët të cilët kanë shpirt aventurier.
Luani (Korrik 23 – Gusht 22)
Luani është shenja më dominuese e horoskopit. Kanë dëshirë për fuqi dhe respekt dhe zakonisht janë udhëheqës në grupin e tyre shoqëror. Kanë mendje të fortë por janë edhe mjaft karizmatikë kur i shprehin mendimet e tyre.
Miku i ngushtë: Bricjapi
Natyrën pompoze të luanit mund ta balancojë vetëm bricjapi.
Virgjëresha (Gusht 23 –Shtator 22)
Virgjëreshat janë të buta dhe bashkëbiseduese të mira. Natyra e tyre e butë jo rrallë i bën ato të punojnë për të tjerët.
Miku i ngushtë: Dashi
Për shkak se janë shumë të zonjat në bisedë, virgjëreshat më së miri kalojnë në shoqërinë e të lindurve në shenjën e dashit i cili është ndër shenjat më kreative.
Peshorja (Shtator 23 – Tetor 22)
Peshoret gjithmonë kërkojnë balancë. Vlerësojnë bukurinë dhe kanë shije të sofistikuar.
Miku i ngushtë: Luani
Për shkak se peshoreve iu pëlqen bukuria, më së miri do ta çonin me të lindurit në shenjën e luanit të cilët i karakterizon madhështia dhe fuqia.
Akrepi (Tetor 23 – Nëntor 21)
Akrepat janë ndër shenjat më të mistershme të horoskopit. Janë të fortë dhe kanë një stil jete më të fshehur.
Miku i ngushtë: Ujori
Akrepat nuk iu pëlqen të hapen shumë shpesh. Ata e mbajnë veten dhe nuk shoqërohen me njerëz të fortë si vetja. Prandaj miqtë e tyre më të mirë janë zakonisht ujorët të cilët janë si natyrë shumë të mbyllur.
Shigjetari (Nëntor 22 – Dhjetor 21)
Shigjetarët janë të njohur për intensitetin dhe fokusin e tyre. Janë shumë ambiciozë dhe e duan karrierën. Nuk kanë kohë për broçkulla dhe njerëz mendjelehtë. Ata janë të fortë mendërisht dhe e rimarrin veten shpejt pas dështimit
Miku i ngushtë: Bricjapi
Për shkak të mentalitetit për të mos i duruar broçkullat shigjetarët shkojnë mirë vetëm me bricjapin i cili vlerëson planifikimin e kujdesshëm dhe dëshirën për rregull.
Bricjapi (Dhjetor 22-Janar 19)
Bricjapi njihet për nivelin e lartë të menduarit dhe intelektin. Janë sistematikë, planifikues të organizuar dhe nuk i marrin mirë kritikat. Janë shumë zemërgjerë.
Miku i ngushtë: Shigjetari
Si pasojë e mënyrës shumë të organizuar të jetës, të lindurit në shenjën e bricjapit vlerësojnë intensitetin e jetës të promovuar nga shigjetarët.
Ujori (Janar 20 – Shkurt 18)
Ujori është shumë i mbyllur. Nuk kërkon shumë vëmendje që të jetë i kënaqur. Kanë temperament të ulët. Mund të jenë dembelë dhe pa motiv për shumë kohë.
Miku i ngushtë: Demi
Derisa ujorët janë shumë të lirë, demat janë miqtë e tyre më të mirë të cilët pavarësisht kokëfortësisë së pashoqe kanë zemër shumë të butë.
Peshqit (Shkurt 19 – Mars 20)
Peshqit janë shenjat më misterioze. Ndonëse duken të thjeshtë janë shumë të mençur. Janë njerëz jo egoistë dhe miqtë gjithmonë llogarisin në ta. E metë e tyre është se natyra e tyre e mirë i inkurajon të tjerët ti shfrytëzojnë ata.
Miku i ngushtë: Akrepi
Derisa peshqit janë të qetë dhe njerëz pozitivë e kanë shumë të vështirë të bëjnë shoqëri. Kështu ata duhet ta rrethojnë veten me të lindur në shenjën e akrepit që të jenë më të sigurt.