Kur vendosin të angazhohen, vërtet e bëjnë dhe janë të përkushtuar, por përgjithësisht u pëlqen koha kur janë vetëm dhe dinë të kalojnë shumë mirë me veten. Këto shenja të horoskopit janë në maksimumin e tyre kur janë beqarë dhe përgjithësisht çmenden të kenë kohë të bëjnë atë që duan, pa qenë të varur nga askush.

Binjakët

Nuk e duron dot rutinën, sidomos në një marrëdhënie. Nëse dëshironi të jeni me të, duhet të keni të njëjtën etje për zbulim çdo ditë, përndryshe ai do të preferojë lirinë e tij. Dijeni gjithashtu se i pëlqen të vendosë qëllime të vështira dhe se nëse i jepni gjithçka menjëherë, atëherë ai do të mërzitet shpejt.

Shigjetari

Në përgjithësi ka frikë nga angazhimet dhe marrëdhëniet dhe shumë herë nuk mund ta pranojë as vetes se mund të ketë ndjenja për një person. Por ai shijon çdo moment të vetmisë së tij, pasi liria e tij është shumë e rëndësishme për të. Ai është i pavarur, entuziast dhe shumë optimist nga natyra, ndërsa është i çmendur pas aventurave dhe ndryshimeve.

Dashi

Nëse e shtyn, e humb atë. Kur ju mendoni se situata bëhet e padurueshme për të ai ndihet konfuz. Ai dëshiron të jetë i pavarur emocionalisht dhe financiarisht, ndërsa i pëlqen të kalojë kohë me veten, sepse thjesht e di që mund të kalojë mirë.

Demi

Demi mund të jetë një shenjë e marrëdhënies dhe i pëlqen të kalojë kohë me partnerin e tij, por i pëlqen të kalojë kohë edhe me veten. Nëse e shihni duke mos folur shumë dhe duke u tërhequr, atëherë do të thotë se ai ka nevojë, ndaj mos e trullosni, sepse në fund mund të mërzitet dhe gjëja e fundit që dëshironi është të përballeni me një Dem të inatosur.

Bricjapi

Ai e shfrytëzon vetminë për të menduar dhe gjetur veten e tij. Shumë herë ai është i zhytur në punë, sepse dëshiron të ketë një reputacion profesional. Në dashuri ai ka kërkesa të larta për të dhe e ka të vështirë të gjejë partner dhe edhe nëse është në një lidhje kërkon intervale të qeta për t’i bërë gjërat për vete.