Spektakli i Champions League është kthyer të emocionojë tifozët e futbollit. Një nga ndeshjet e mëdha të kësaj mesjave ka qenë edhe ajo e luajtur në Angli mes Manchester City dhe Atletico Madrid.

Një sfidë që është vlerësuar shumë edhe nga Fabio Capello, i cili ka vazhduar betejën e tij personale kundër punës së arbitrave italianë duke i lëshuar një tjetër thumbim gjyqtarëve të Serisë A. I pranishëm në studiot e Sky Sport, Don Fabio ka thënë: “Ka qenë një gjë e bukur në këtë ndeshje: arbitri nuk ka dhënë shumë kartonë të verdhë në Manchester City-Atletico Madrid.

“Arbitri ka vendosur t’i lërë lojtarët të luajnë dhe loja të vazhdojë. Po i kthehem një diskutimi të vjetër, por arbitrat italianë duhet të mësojnë”, ka shtuar ish-trajneri. Duke folur përsëri për ndeshjen e luajtur në Etihad Stadium mes Citizens dhe Colchoneros: Grealish? Guardiola është i bindur se do të bëhet një lojtar i madh i Manchester City-t”.

Në fund, në lidhje me spektaklin që ofron kompeticioni europian më i rëndësishëm për klube: “Në Champions League është e kotë të flitet për taktikë, gjëja e rëndësishme është cilësia e lojtarëve”.