Gjermania dhe Spanja janë dy prej gjigantëve të futbollit europian që do të përballen që në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar. Në shortin e hedhur këtë të premte, dy skuadrat u pozicionuan në grupin E.

Ndërkohë, shqiptarët e Zvicrës do të duhet të përballen në grupe me Serbinë, në një përsëritje të sfidës së Botërorit 2018, por edhe me Brazilin e Neymar.

Sfidë me tone të larta politike do të jetë ajo mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat u vendosën nga goglat në grupin B, bashkë me Anglinë.

GRUPI A: Katari, Holanda, Senegal, Ekuador

GRUPI B: Anglia, SHBA, Iran, (Ukrainë/Skoci/Uells)

GRUPI C: Argjentina, Meksikë, Polonia, Arabia Saudite

GRUPI D: Franca, Danimarka, Tunizia, (Australi/UAE/Peru)

GRUPI E: Spanja, Gjermania, Japonia, (Zelanda e re/Kosta Rika)

GRUPI F: Belgjika, Kroacia, Maroku

GRUPI G: Brazili, Zvicra, Serbia

GRUPI H: Portugalia, Uruguai, Koreja e Jugut