Donald Veshaj ka reaguar në instagramin e tij në lidhje me ngjarjet dhe jetën e tij pas daljes nga Big Brother. ‘Jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty’. ‘Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që Bora të shkrij’- shkruan DOnaldi ndër të tjera.
Kujtojmë që historia e Donaldit dhe moderatores Bora Zemani u bë e njohur për të gjithë gjatë kohës që Donaldi ishte konkurent në Big Brother VIP dhe takimi i tyre brenda shtëpisë bëri xhiron e rrjetit duke rrëmbyer zemrat e publikut. Më pas historia u ‘shua’ prej romancës që konkurenti nisi me këngëtaren Beatrix Ramosaj, romancë që nisi dhe mbaroi brenda ambjenteve të shtëpisë së BBV.