Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e planeve të Manchester United të ri nga Erik ten Hag. Kështu raporton Daily Star, duke sqaruar se trajneri holandez që pritet të ulet në pankinë, ka autorizuar largimin e sulmuesit pasi nuk e konsideron të përshtatshëm për stilin e lojës që dëshiron të transmetojë te skuadra.
Ten Hag pëlqen futboll hollandez, sakaq portugezi Ronaldo ka ide të tjera për sportin më të shikueshëm në botë.
Nuk do të ishte një lamtumirë e lehtë, jo vetëm sepse CR7 dëshiron të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Djajve të Kuq dhe të respektojë kontratën e nënshkruar një verë më parë, por edhe sepse nuk ka shumë alternativa.Një rikthim në Spanjë duket i pamundur duke pasur parasysh se Barcelona dhe Real Madrid kanë synime të tjera.