Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në fjalën e saj të mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, u ndal në disa pika me rëndësi si Bashkëqeverisja, mekanizmi i shërbimeve digjitale përmes E-albania, si dhe tek Këshillimi Kombëtar.
Ministrja tha se: “Bashkëqeverisja është një koncept që ne e futem në gjuhën dhe në traditën e qeverisje, kur qytetarët na dhanë mandatin e dytë dhe besimin që të qeverismi si një forcë e vetme. Kjo platformë u vu në funksion të përmirësimit të jetës së tyre, ku të ndërtohej një marrëdhënie e drejtëpërdrejtë me qytetarët të kishin një lidhje midis qytarëve dhe institucioneve.
“Platforma i shërbeu mijëra qytetarëve duke iu dhënë atyre zgjidhje, ajo e vuri administratën nën presionin pozitiv për të qenë shërbues dhe jo e shërbyer nga bakshishi, si një strukturë që zgjidh hallet dhe jo hall që duhet zgjidhur. Bashkëqeverisja rezultoi një kapërcim i marrëdhënieve me qytetarit me shtetin.”
Tashmë, nga njëra anë mekanizmi i Bashkëqeverisjes dhe tashmë, Ligji i Bashkëqeverisjes dhe nga ana tjetër mekanizmi i shërbimeve digjitale kanë kryer një revolucion në filozofinë e shtetndërtimit dhe luftës kundër korrupsionit”, u shpreh Spiropali.
Më tej ajo shtoi se: “Këshillimi Kombëtar e çoi në një nivel tjetër thellësinë dhe rëndësinë e ndërveprimit mes qytetarëve dhe qeverisë. Kjo rezultoi një sukses si ide dhe e suksesshme si rezultat ku më shumë se gjysmë milionë qytetarë iu përgjigjën kësaj iniciative, duke u përgjigjur për një sërë çështjesh me ndjeshmëri për të gjithë.”