Deputeti demokrat Helidon Bushati në Mbledhjen e Grupit Parlamentar ka propozuar disa pika se si sipas tij mund të arrihej në bashkimin e demokratëve.
“Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim, por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen.
Pavarësisht se rithemelimi mund të gëzoje mbështetjen e shumicës, procesi nuk është gjithëpërfshirës. Që të gjejmë zgjidhje dhe të japim sinjale pozitivë unë sygjeroi:
-Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë. Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa te integrimit të të gjitha grupimeve ne këtë proces.
-Gjate kësaj periudhe mund te vendosim të mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë “Kuvend Pajtimi” nga ku të dalim me mesazhe të qarta për të ardhmen tonë dhe rikthimin si alternative qeverisëse.
– Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike
– Të ndalohet që sot dalja ne Televizione e kolegeve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qëndrime kontradiktore me njëri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon.
Sot vetëm bashkimi e shpëton Partinë Demokratike, çdo proces tjetër vetëm sa e zvogëlon atë dhe nuk e bën kurrë fituese” tha Bushati në mbledhje.