Të martën, Partia Socialiste pritet që të mbledhë Grupin Parlamentar! Sipas burimeve për Report Tv, pritet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialistë për presidentin/en e re. Po ashtu në mbledhje pritet që të diskutohet edhe për çështjen e deputetit Orlando Rakipit dhe qëndrimin që do të mbajë PS-së, pas shpalljes së babait të tij ‘non grata’ nga DASH, vetëm pak ditë më parë.