Ky mund të jetë viti i fundit i Alvaro Moratës me fanellën e Juventusit. Sulmuesi është i huazuar në Torino dhe kartoni zotërohet nga Atletico Madrid, por në qershor e ardhja e futbollistit mund të jetë krejt tjetër.

Sipas asaj që shkruajnë mediet spanjolle, Arsenal është gati të bëjë një ofertë për Loss Colchoneros. Bëhet fjalë për propozim 30 milionë eurosh. 29 vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 4 herë në këtë sezon futbollistik. në CV e tij ka ekipe si Real Madrid, apo edhe Chelsea. Në verë do të mësohet e ardhmja e lojtarit, teksa akoma gjithçka është në pikëpyetje.