Do të jetë një mision i vështirë por jo i pamundur. Chelsea do kërkojë të përmbysë Real Madridin në aktin e kthimit të çerekfinales së Champions League, pas humbjes 1-3 në Londër. Trajneri Tomas Tuchel foli për mediet, ku preku tema të ndryshme.

“Nuk kemi shanse të mëdha pas rezultatit të ndeshjes së parë, aq më tepër në këtë stadium.Do të na duhet versioni ynë më mirë, kështu që mund të provojmë, duke pasur parasysh se do të duhet të fitojmë me të paktën dy gola, tre për t’u kualifikuar.

Megjithatë, ëndrra është e rëndësishme dhe shpresojmë ta bëjmë ëndrrën tonë realitet. Romelu është i lënduar dhe nuk do të udhëtojë me ekipin” – tha ai.