Përmbaruesi privat i arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës, është vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi. Policia bëri me dije se 54-vjeçar Fatos Alimadhi u arrestua pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për BalkanWeb se Alimadhi kishte firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një shtetasi që kishte ndërruar jetë pasi kishte marrë kredi, por këtë bllokim e ka bërë pa njoftuar familjarët e të ndjerit.