Që prej mesditës së djeshme deri në orën 08:00 të mëngjesit të kësaj të hëne qarkullimi në Rrugën e Arbrit u ndalua totalisht. Kjo për shkak të shembjes së një masivi dheu në afërsi të tunelit në Murrize të Xibrit në Bashkinë e Klosit.
Është dashur një punë prej më shumë se 20 orësh që mjetet të vendosura në dispozicion të largonin dheun e rënë në asfalt.