Duket se tifozët e Bajernit ende nuk po e përjetojnë mirë eliminimin e turpshëm nga Liga e Kampionëve përballë Vijarealit dhe këtë e bën me dije tekniku gjerman, Julian Naglesman, në konferencën e tij të fundit.

Ai është shprehur se e kanë kërcënuar me vdekje në Instagram dhe madje kanë sulmuar dhe nënë e tij.

“E di që gjithmonë marrë kritika pas çdo ndeshje, por me 450 kërcënime me vdekje në Instagram, nuk është e lehtë. Nëse njerëzit duan të më vrasin e kuptoj, por ata sulmojnë gjithashtu edhe nënën time, së cilës nuk i intereson futbolli. Nuk e kuptoj se përse njerëzit kur fikin televizorin harrojnë çdo akt të mirë dhe mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë”, u shpreh tekniku 34-vjeçar.