Mbi 19,000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, sipas një njoftimi të ushtrisë ukrainase në një postim në Twitter.

Sipas përditësimit të fundit, 19,100 ushtarë rusë kanë vdekur,  dhe janë rrëzuar 151 avionë luftarakë,  136 helikopterë dhe 112 dronë.

Gjithashtu, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 705 tanke ruse, 1,895 automjete të blinduara, katër sisteme raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi, 108 sisteme raketahedhëse, shtatë anije, 76 cisterna karburanti, 55 njësi të mbrojtjes kundërajrore dhe 25 njësi të pajisjeve speciale.