Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak u bëri thirrje SHBA-ve dhe aleatëve të saj që të ofrojnë armatim më të rëndë për Ukrainën, ndërsa ushtria ruse është zhvendosur në lindje dhe jug të Ukrainës.

“Pas tërheqjes së shpejtë të rusëve nga Kievi dhe Chernihiv, është e qartë se Rusia ka prioritet një taktikë tjetër, të shkojë në lindje dhe jug, dhe të kontrollojë territore të mëdha (jo vetëm në rajonet e Donetsk dhe Luhansk)”, tha ai, shkruan CNN.

Në fillin të javës pas negociatave të paqe në Sramboll, ushtri ruse tha se “faza e parë” e pushtimit të saj në Ukrainë kishte e përfunduar dhe se do të tërhiqte forcat nga qyteti i Kievit dhe Chernihiv për t’u përqendruar në rajonin e Donbasit në lindje të vendit.

“Partnerët tanë duhet të kuptojnë se “afganizimi” që ata duan dhe konflikti i gjatë rraskapitës për Rusinë nuk do të ndodhë”, tha Podolyak.

“Rusia do të largohet nga të gjitha territoret e Ukrainës, përveç jugut dhe lindjes. Dhe do të përpiqet të gërmojë atje, të vendosë mbrojtjen ajrore dhe të reduktojë ndjeshëm humbjen e pajisjeve dhe personelit të saj.” SHBA, Britania e Madhe dhe aleatët e tjerë të NATO-s siguruan armë antitank dhe mbrojtje ajrore të lëvizshme nga njeriu, por Podolyak tha se Ukraina ka nevojë për armatim më të rëndë.