Atletico Madridi i befasoi të gjithë javën e kaluar. Në fushë, kundër Manchester City, spanjollët u mbrojtën me dhjetë lojtarë. Shumë estetëve nuk iu pëlqen këtë taktikë e “Cholo” Simeone, e cila do ta kthente futbollin në një shfaqje të keqe.
Do ta kthente në një shfaqje të pakapërdishme, aq sa njerëzit do të prireshin të ndalonin shikimin e ndeshjeve të futbollit, duke preferuar programe të tjera në TV. Marco Van Basten, ish-sulmuesi i Milanit, është ndër ata që e kritikojnë Diego Simeone.
Ja çfarë i tha holandezi “Ziggo”: “Kjo mënyrë loje është e ligjshme, lejohet, por më habit që një skuadër mbrohet me dhjetë lojtarë për 90 minuta, thjesht duke u përpjekur të mos pësojë gola”. Sipas Van Basten, një skuadër që ka lojtarë cilësorë si Joao Felix dhe Antoine Griezmann duhet të bëjë më shumë në sulm.
Ata kushtojnë 300 milionë euro, në fund të fundit: “Nëse do të isha ende futbollist, do t’i thoja trajnerit se jam sulmues dhe, kur ta fitojmë topin, duhet të luani shumë shpejt me mua që të mund të bëj diçka në sulm. Në Manchester ishin dhjetë lojtarë, të gjithë prapa!”
Kur punonte për FIFA-n, Van Basten sugjeroi heqjen e pozicionit jashtë loje: “Ata mund ta bëjnë këtë edhe tani. Duke luajtur me taktikat e Atletico Madridit, është shumë e vështirë të shohësh një gol. Nuk është as argëtuese për t’u parë. Do të ishte normale që njerëzit të ndalonin së shikuari futboll dhe të preferonin Netflix apo çfarëdo tjetër”.
Hollandezi ka disa këshilla edhe për FIFA-n: “Ju duhet vërtet të mendoni se si ta mbani futbollin argëtues dhe tërheqës. Sepse nuk është kështu. Nuk ka njeri për të fajësuar, një trajner mund ta rreshtojë skuadrën e tij ashtu, por nuk është vërtet argëtuese ta shikosh”.