Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro ka qenë sot në rrethinat e kryeqytetit për të promovuar turizmin lokal në këto zona. Veliaj shoqërohet nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, me të cilën ka shkrepur edhe një foto.

Postimi i plotë i Veliajt në Facebook:

Raketat në Mumajes, deri dje bazë ushtarake për armiq imagjinarë, sot epiqendër e turizmit rural të Bashkisë Tiranë. Përkrah me shoqen e vyer Mirela Kumbaro Furxhi, në këto kohë raketash, për të promovuar malësinë e Tiranës, kurorë kodrash që gjeneron punësim e jetë bio!