Këngëtari dhe fituesi i Festivalit të Sanremos 2022, Blanco ka pësuar një incident të sikletshëm gjatë përformancës së tij në një koncert në Romë.

Në një moment gjatë performancës është hedhur nga skena me shpinë, ndërkohë që askush nga të pranishmit nuk e ka kapur.

Në videon e publikuar nga fansat e këngëtarit që ishte duke e ndjekur koncertin drejtpërdrejtë kanë filmuar momentin kur ai është rrëzuar në tokë.

Videot e publikuara në Tik Tok janë bërë menjëherë virale.

Fatmirësisht Blanco nuk u lëndua por menjëherë u ngjit në skena dhe pyeti publikun nëse ishin mirë.

“A jeni mirë të gjithë? Edhe djemtë e rreshtave të parë, a jeni mirë?”-pyeti këngëtari, ndërkohë koncerti vazhdoi normalisht.