Vladimir Putin dukej i brishtë dhe i paqëndrueshëm teksa ishte në një meshë në mesnatë për Pashkët Ortodokse, duke ndezur më shumë thashethemet rreth sëmundjes së tij, shkraun Dailymail.
Me një pamje nervoze ai herë pas here kafshonte buzët dhe shfaqej i shpërqëndruar teksa ndiqte shërbesën e kishës.
Kjo video e fundit e presidentit rus i bashkohet shumë thashethemeve që qarkullojnë rreth gjendjes së tij fizike dhe mendore.
Vëzhguesit thanë se veprimet e Putinit janë në përputhje me dikë që vuan nga sëmundja e Parkinsonit, e cila shkakton dridhje, lëvizje të ngadalshme dhe ngurtësi.
Mesha u drejtua nga udhëheqësi ortodoks rus Patriarku Kirill, i cili ka mbështetur pushtimin e Putin në Ukrainë.