Kështu, Paul Pogba me Bruno Fernandes ishin ata që udhëhiqnin grupin e futbollistëve të Djajve të Kuq në rrugët e Manchester-it teksa nuk mungonte Rashford, Cavani, apo edhe Lingard. Pak me vonesë grupit iu bashkuan edhe Mata, Sancho e Wan-Bissaka ndërsa në listë mungonte Cristiano Ronaldon.
Portugezi kishte zgjedhur të relaksohej me familjen në shtëpi, duke “injoruar” festën ndërkohë që luzitani është edhe në mes të një hetimi të hapur nga policia e Merseyside për shkak se në fundin e ndeshjes ndaj Everton i theu telefonin një djaloshi të vogël të sëmurë me autizëm.
Sakaq, në mediat britanike festa e ditëlindjes së Baily ka shkaktuar shumë zhurmë dhe ka pasur kritika duke qenë se sezoni i United po shkon drejt dështimit në të gjitha frontet ndërsa lojtarët në fushë duken të paimpenjuar për të ndryshuar historinë.