Mizoritë e kryera nga trupat ruse në Mariupol dhe në periferi të Kievit, në Bucha dhe Borodyanka, kanë ulur më tej shanset për bisedime paqeje me rusët. Kështu ka thënë Volodymyr Zelensky në një intervistë për BBC.

“Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me Rusinë. Ata nuk do të kenë më shumë mundësi të flasin me ne.”, tha ai.
Presidenti ukrainas duke folur për situatën në Mariupol, shpjegoi se përveç dhjetëra mijëra vdekjeve, shumë janë zhdukur dhe u dërguan në Rusi.

Qyteti port jugor i Mariupolit, një objektiv strategjik për presidentin Putin tashmë është shkatërruar nga bombardimet e artilerisë ruse me javë të tëra.