Ndoshta një rast shumë i rrallë! Zinedine Zidane mund të jetë trajner dy superyjeve të futbollist, Cristiano Ronaldon, ashtu edhe Lionel Messin.

Nga Franca janë shtuar zërat se për interesin e Paris Saint-Germain për të zëvendësuar Pochettino me ish-trajnerin e Real Madrid.

Sipas, Le Parisien, PSG vazhdon të insistojë për të bërë pjesë të klubit Zinedine Zidane.

Aktualisht Lionel Messi është sulmues i skuadrës franceze. Ndërsa një kontratë e Zidane me PSG mund të bëjë që Ronaldo t’i bashkohet tenknikut, duke ditur marrëdhëninen e tyre të mirë, si edhe faktin që ylli portugez nuk po ndihet mirë tek Manchester United.

Tottenham Hotspur manager Mauricio Pochettino (left) and Real Madrid manager Zinedine Zidane (right) shake hands during the UEFA Champions League, Group H match at Wembley Stadium, London on 1st November 2017 Photo : PA Images / Icon Sport

Klubi francez raportohet se nuk dëshiront ta vazhdojë kontratën me Mauricio Pochettino, duke “ëndërruar” Zidane.

Kontrata e Pochettino është deri në qershor 2023, por duhet të largohet nga posti i tij.

Ndërkohë Zidane po shqyrton propozimin e klubit por ende nuk ka marrë një vendim.

Ai nuk është angazhuar në asnjë skuadër tjetër që kur u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar.

Por sipas, Le Parisien gjërat nuk po ecin realisht në drejtimin e pritur nga Nasser Al-Khelaifi.

Drejtuesit e PSG-së janë takuar Zidane dhe i kanë ofruar detyrën e trajnerit.

“Ai e studioi me seriozitetin më të madh propozimin parizian. Sepse ai ëndërron të gjejë një ekip konkurrues, me lojtarë të mëdhenj. Ai e diskutoi me asistentët e tij, duke i pyetur nëse mundësia për të punuar në PSG do t’i emociononte, nëse do t’i futeshin kësaj aventurë”, shkruan Le Parisien.

Agjë nuk është ende zyrtare, por trendi nuk është aq pozitiv sa ishte disa javë më parë.