Ministrja Frida Krifca ka mirëpritur pjesëmarrrës nga shoqata të ndryshme në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural. Takimi mes palëve zhvillohet për të çuar përpara procesin e krijimit të Grupeve Vendore të Veprimit. Pas miratimit të ligjit në Parlament, këta aktorë kanë mundësinë e financimit për të realizuar ndërhyrje të nevojshme zhvillimore në komunitetet lokale ku do të veprojnë. Ministrja Krifca informoi se Programi IPARD III, i cili tashmë ka marrë miratimin në Bruksel do të ketë një hapësirë të dedikuar për këtë target grup nëpërmjet Qasjes “Leader”. Në këtë masë, GVV-të e krijuara do të kenë mundësinë të marrin deri në 5 milion euro financim.
LEADER është një prej instrumenteve të politikës së BE-së për zhvillimin rural dhe ngritjen e kapaciteteve të aktorëve lokalë, në këtë kuadër zbatimi i kësaj mase lehtëson vendet kandidate në rrugën drejt BE. Ministrja Krifca tha se synimi i këtij bashkëveprimi është për një bujqësi dhe zhvillim të qendrueshëm, duke orientuar objektiva të përbashkëta.
Ministrja tha se ligji për Grupeve Vendore të Veprimit hyn në fuqi në fillim të javës së parë të qershorit, ndërkohë që po punohet me aktet nënligjore. Në mesin e muajit tjetër pritet të miratohet akti normativ i cili do të përcaktojë kushtet që duhet të plotësojë një GVV që kjo të mund të regjistrohet. Ky hap i parë i hap rrugën formalizimit dhe krijimit të regjistrit të GVV-ve pranë Ministrisë së Bujqësisë.
Vetëm në vendet anëtare të BE, funksionojnë më shumë se sa 2800 GVV të cilat përfshijnë më shumë se 60% të popullsisë së 28 vendeve të BE, dhe institucione publike, private, dhe aktorë të tjerë të një territori të caktuar.