Rigels Rajku ose i njohur nga të gjithë si Noizy, është një nga reperët më me shumë vite karrierë në estradën shqiptare.

Noizy numëron një numër të madh fansash brenda dhe jashtë vendit, të cilët akoma i janë besnik muzikës së tij.

Së fundmi reperi ka lajmëruar se do të zhvillojë koncertin më të madh të hiphopit në Shqipëri. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Rigelsi më anë të një postimi në Instagram. Ai më tej tregon se koncerti do të ketë një kapacitet shumë të madh si dhe artistë special kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Reperi e ka menduar edhe muajin kur do ta zhvillojë, në gusht, por për një datë fikse do të na duhet të presim edhe pak.

“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti me i madh hiphop në Shqiperi, s’ja keni idenë se farë permasash do te kete ky koncert, si nga kapaciteti njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqipëtar dhe international, a jeni gati për ne Gusht? Shume shpejt vjen dhe data e sakte për këtë Koncert,”– ka shkruar Noizy krahas imazheve të koncertit.

Ju kujtojmë që disa ditë më parë teksa ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Noizy e quan këngëtarin Yll Limanin “njeriun më të besdishëm në botë.” Ndërkohë shakanë e ka vazhduar edhe Ylli, i cili njihet tashmë për sensin e tij të humorit.

Biseda:

Noizy: Nëse ka njeri më të besdisshëm në botë, në rruzullin tokësor, është vetëm ky.

Yll Limani: Është e vërtetë por si e ke kuptuar kaq shpejt?

Noizy: Ja 5 minuta me ty edhe e kuptova direkt.

Më tej këngëtari i “kundërpërgjigjet” reperit me një tjetër postim ku shprehet:

“Për të gjithë ju që më keni pyetur këto ditë si je nxirë kaq shumë, ky më ka nxirë jetën.”– përfundon ai duke qeshur.