Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka folur sot në komunikimin me gazetarët edhe për cështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Ai është pyetur nëse Fatos Nano mund të jetë një emër për t’u bërë për president.
“Nuk jam këtu të komentoj emra të përvetcëm. Të gjithë kanë shanset. Ne kufizimin e kemi të mos jetë i grupit parlamentar. Por njerëz që kanë kontribuar në shoqëri mund të jenë kandidatë. Identifikimi i emrave do ishte gabim. Por edhe Fatos Nano mund të jetë, patjetër kandidat” tha Gjiknuri.
I pyetur se si i sheh PS këto emrat që vetëshpallin kandidaturën për president, mes tyre edhe Elena Kocaqi e Sazan Guri, Gjiknuri tha se janë në proces dialogu, ndaj nuk përjashtojnë asnjë emër por është e rëndësishme që të gjejnë një profil të përbashkët për president.