Trajneri i Romës, Jose Mourinho pak ore më parë ka mbajtur një konferencë për shtyp teksa ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri.

Gjatë konferencë ai ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve ku në një moment reagimi i tij shkaktoi të qeshura në sallë dhe te vetë ai.

Ai dëgjoi pyetjen e gazetarit te njohur sportiv Altin Sulçe dhe më pas hoqi kufjet ku nisi të përgjigjej në italisht duke menduar se pyetja i ishte drejtuar në shqip. Më pas ju tha se pyetja ishte në anglisht.

“A në anglisht, kujtova se fole shqip”-tha Mourinho duke shkaktuar të qeshura në sallë.