Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar deputetin Gazment Bardhi si përgjegjës politik, për vrasjen e ndodhur në Elbasan para zgjedhjeve të 25 prillit të Pjerin Xhuvanit.
Gjatë konferencës për mediat, Berisha i bëri thirrje Bardhit, të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan.
Sali Berisha: Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtuar shpirtin, por prapë është i pashpresë, është i pashpresë. Të zbardhë një herë të mos i thurë lavde SPAK se do i japim atë shans apo këtë shans, po të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan, e them sepse ai nuk ishte, askush s’është për t’u vrarë në konceptin tim, jo ne jemi vend pa dënim me vdekje. Bardhi … përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Para se të rrijë të merret me këto të shkojë të japë sqarime.