Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar tryezën e sotme të negociatave mes opozitës dhe Partisë Socialiste për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai e cilëson përfaqësimin e PD-së në këtë tryezë në kuota të ulëta.
“Kuota të ulëta përfaqësimi të Opozitës në procesin farsë të zgjedhjes së Presidentit! Nga të gjitha anët po e godasin cilësinë në PD. Demokratet dhe PD do ta gjejnë vetveten”, shkruan Gjekmarkaj.
Në tryezën e sotme PD-ja përfaqësohej nga kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, nënkryetarja e grupit Oriola Pampuri dhe sekretari, Arbi Agalliu.