Moska ka kërkuar falje zyrtare nga Polonia dhe paralajmëroi hakmarrje të mundshme në të ardhmen pasi ambasadori i saj u lye me bojë të kuqe.
Sergej Andreev u sulmua nga njerëzit që protestonin kundër pushtimit të Ukrainës dhe ndërsa shkonte për të vendosur lule në varrezat ushtarake sovjetike në Varshavë të hënën. Reagimi nga Moska ishte i furishëm.
Ministria e Jashtme e Rusisë thirri ambasadorin polak Krzysztof Krajeëski për të shprehur zemëratën e saj.
“Rusia pret një falje zyrtare nga udhëheqja polake në lidhje me incidentin dhe kërkon që të sigurohet siguria e ambasadorit rus dhe të gjithë punonjësve të institucioneve të huaja ruse në Poloni”, thuhet në një deklaratë.
“Një vendim për hapat e mëtejshëm do të merret në varësi të reagimit të Varshavës ndaj kërkesave tona.”