Trupat ruse ka të ngjarë të kenë hequr dorë nga një “rrethim në shkallë të gjerë” të trupave ukrainase nga Donetsk në qytetin Izyum, i njohur gjithashtu si porta për në rajonin lindor të Donbasit. Ky është përfundimi sipas analistëve ushtarakë.
Rusia ka të ngjarë të ketë prioritet kapjen e plotë të rajonit administrativ të Luhanskut, thotë vlerësimi i fundit nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW). Forcat ruse ka të ngjarë të përqendrohen në kapjen e qytetit të Severodonetsk, duke shkuar më tej. Është e rëndësishme sepse kontrollimi i tij do t’i mundësonte Rusisë të lëvizte drejt perëndimit dhe të lidhej me forcat e saj që shtyjnë në jug-lindje të Izyum.
ISË thotë gjithashtu se Rusia ka të ngjarë të ketë mbaruar forcat rezervë të gatshme për luftim, duke detyruar komandën ushtarake të mbledhë ushtarë nga njësi të ndryshme, duke përfshirë ushtrinë private dhe milicitë prokurë, raporton BBC.
Shtabi i përgjithshëm ukrainas ka raportuar se rreth 2,500 rezervistë po stërviten në rajonet Belgorod, Voronezh dhe Rostov. Ky numër nuk ka gjasa të plotësojë njësitë ruse që thuhet se kanë humbur 20% të personelit në disa zona.
Ndërkohë në Ukrainën jugore, trupat ruse po gërmojnë për një kohë të gjatë, duke kërkuar të vendosin kontroll të përhershëm në disa zona në Mykolaiv dhe Kherson.
Instituti pohon ndër të tjera se Rusia vazhdon të nisë sulmet ushtarake, ajrore dhe detare në kompleksin e fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupolit, por mbrojtësit në qytetin port të goditur kanë ruajtur pozicionet e tyre.