Televizioni shtetëror rus, ka thënë së fundi se Moska do të vendosë armë bërthamore në kufijtë e saj, nëse Finlanda dhe Suedia lejojnë bazat ushtarake në territorin e tyre pas anëtarësimit në NATO. Propagandistët e Putinit e pritën me humor kërkesën e dy vendeve për anëtarësim.

Një komentator në Rossiya One tha: ‘Arsyeja e tyre zyrtare është frika. Por ata do të kenë më shumë frikë në NATO.

Kur bazat e NATO-s të shfaqen në Suedi dhe Finlandë, Rusia nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të neutralizojë çekuilibrin dhe kërcënimin e ri duke vendosur armë bërthamore taktike.”
Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha javë më parë se Rusia mund të vendosë armë bërthamore dhe raketa hipersonike në kufijtë e territorit të saj midis Polonisë dhe Lituanisë.

Aplikimi zyrtar i Stokholmit pritet të nisë më vonë gjatë ditës së sotme pasi të debatohet dhe miratohet nga deputetët. Suedia, e cila ishte neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka qëndruar jashtë aleancave ushtarake për më shumë se 200 vjet

Kryeministrja Andersson tha se do të konsultohej sot me parlamentin përpara se të shpallte synimin zyrtar të qeverisë së saj për të aplikuar.

“Evropa, Suedia dhe publiku suedez po jetojnë një realitet të ri dhe të rrezikshëm”, tha zonja Andersson, duke shpallur kthesën e politikës prej dekadash. “Gjëja më e mirë për sigurinë e Suedisë dhe popullit suedez është bashkimi me NATO-n.

Më pak se tre muaj pasi Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij në Ukrainë më 24 shkurt, lëvizja nga të dy kombet është një ndryshim mahnitës i politikave të tyre ushtarake të mos-angazhimit dhe i hap rrugën aleancës ushtarake perëndimore prej 30 anëtarësh për t’u zgjeruar.

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin bënë njoftimin e tyre në një konferencë të përbashkët shtypi në Pallatin Presidencial në Helsinki.
Parlamenti finlandez pritet të miratojë vendimin në ditët në vijim, por ai konsiderohet një formalitet pas një rritje të mbështetjes publike për ta bërë këtë.

Një aplikim zyrtar për anëtarësim do të dorëzohet më pas në selinë e NATO-s në Bruksel, ka shumë të ngjarë në një moment të caktuar të javës së ardhshme.

Burimi: DailyMail