Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto thotë se ka pasur një telefonatë “të hapur dhe të drejtpërdrejtë” me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Në rend dite ishte aplikimi i Finlandës për anëtarësim në NATO.
Erdogan ka qenë kundër masës, duke thënë në fillim të këtij muaji se Finlanda dhe Suedia (e cila po aplikon gjithashtu) kanë mbështetur militantët kurdë dhe grupe të tjera që Turqia i konsideron si terroristë.
“Unë deklarova se si aleatë të NATO-s, Finlanda dhe Turqia do të angazhohen për sigurinë e njëri-tjetrit dhe marrëdhënia jonë do të bëhet më e fortë.Finlanda dënon terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij”, shkruan në twiter presidenti finlandez.
“Dialogu i ngushtë vazhdon”, tha ai.