Apple po teston iPhone-at me portin e karikimit USB-C, sipas një raporti të ri nga Bloomberg nga pëshpëritësi i Apple, Mark Gurman, duke lënë kështu portin e karikimit Lightning.
Por telefonat me këtë lloj porti nuk mund t’i prisni në linjën e iPhone të këtij viti, pasi ndryshimi nuk do të ndodh deri në vitin 2023, afati më i hershëm, thotë Gurman.
Apple tashmë ka zhvendosur iPad Pro, iPad Air dhe iPad Mini në USB-C. Dhe BE-ja zbuloi një propozim në shtator që do të kërkonte që shumë pajisje, përfshirë telefonat inteligjentë, të përfshinin porte USB-C – Gurman thotë se ky legjislacion ishte “një arsye kryesore” për lëvizjen e Apple. Ka gjithashtu përfitime teknike për të kaluar në USB-C.
Thashethemet kanë qarkulluar gjithashtu për Apple që po punon për zhvillimin e një iPhone-i pa port.