Ish-konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina ishte së fundmi i ftuar në “Abc e Pasdites” ku mes të tjerash foli dhe për Borën, Atdheun dhe Beatrixën.
Ai sqaroi se postimet në Instagramin e tij nuk kanë të bëjnë fare me Borën dhe se ai është në një lidhje me dikë tjetër. Përsa i përket ribashkimit të shumëpërfolur mes Donaldit dhe moderatores, Atdheu tha se i vjen mirë për ta. Ndërsa Beatrixin e konsideroi si viktimën e historisë.
“Unë jam i vetmi që e kam parashikuar që do ndodhë, dhe nëse janë bashkuar, është tu m’ardhë mirë. E kam dit që Beatrix është viktima”, u shpreh ai.