Dasma e Ilirit dhe Emanuelës prej dy ditësh është në qendër të vëmendjes së të gjithëve.

Teksa të gjithë po komentojnë se sa bukur ishte realizuar çdo gjë, fansat janë kuriozë të dinë se pse miku i tij, Sabiani, nuk ishte pjesë e këtij gëzimi.

Këtë e ka zbuluar vetë fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Iliri është shprehur se këngëtari i njohur e ka marrë ftesën i pari, por për shkak të angazhimeve të tjera nuk ka qenë i pranishëm.

Në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking” në Top News, balerini i njohur tregoi se ka pasur shumë mungesa në dasmën surprizë që i bëri bashkëshortes, Emanuela Morini.