Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, ka folur sot në Kuvend ku u shpreh se aplikimi i Kosovës si anëtare për Këshillin e Europian është një hap i rëndësishëm dhe një moment kyç për Ballkanin.
Fjalimi i Bashës ka ardhur pas mesdite, kur në sall mungonte thuajse e gjithë qeveria dhe deputetët nga të dy palët.
”Investimi në Kosovën e pavarur, në Kosovën krah për krah me bijtë e bijat uniformë të vendeve anëtare të NATO-s, investimi më i suksesshëm global e në veçanti i demokracive perëndimore.”, tha ai.
Gjithashtu ai shtoi se Kosova ka bërë një progres që është për t’u përshëndetur.
“Sot kemi rastin të përshëndesim një moment kyç të zhvillimeve për Ballkanik aplikimin e Kosovë si anëtare e Këshillit të Europës. Progresi i Kosovës është domethënës, kjo dekadë ka shënuar në të gjitha kryeqytet e Ballkani në indekset e drejtësisë, por jo me Kosovën e cila ka treguar se në çdo rast kur është përballur me zgjedhje midis dhunës kaosit , krimit të organizuar ka qenë në anën e duhur. Të gjitha kërkesa standard. Përfshirja e Kosovës në të gjithë zinxhirin e organizatës dhe shtytje përpara të Kosovës sa i takon përgatitjes së forcave të armatosura, si përfundim dua të inkurajoj qytetet e Kosovës dhe siguroj mbështetjen time të plotë”, tha ai.