Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se një milion vdekje nga Covid-19, tha presidenti Joe Biden të enjten, ndërsa qytete si Nju Jorku po përpiqen ende të marrin veten pavarësisht kërcënimeve për një rritje tjetër të infektimeve. “Kjo pandemi nuk ka mbaruar akoma. Sot ne shënojmë një shifër tragjike këtu në Shtetet e Bashkuara: Një milion vdekje nga Covid, një milion karrige bosh rreth tryezës së darkës familjare, secila humbje e pazëvendësueshme. Secila duke lënë pas një familje, një komunitet, i cili ndryshoi përgjithmonë për shkak të kësaj pandemie.” – tha Biden

Biden tha se kjo verë që po vjen është një mundësi që të marrin nën kontroll frenimin e pandemisë. “Kjo verë është një mundësi për të rinovuar përpjekjet tona, kur bëhet fjalë për marrjen nën kontroll të kësaj pandemie dhe parandalimin e krizave të ardhshme shëndetësore. Pra, ne duhet të investojmë tani. Duhet të fillojmë të punojmë sa më shopejt për të parandaluar variantin tjetër dhe pandeminë tjetër tani. Prandaj se cili nga ne duhet të jetë i kujdesshëm dhe të mos e ulë vigjilencën.” tha Biden.

Javët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë parë një rritje të numrit të rasteve të përditshme të virusit, kryesisht për shkak të nënvariantit të ri të Omicron.