Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme për bisedime mbi zhbllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina. Lajmin e bëri të ditur kryediplomati turk.
Në një intervistë televizive, ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu tha se Lavrov do të mbërrijë në Turqi më 8 qershor dhe në bisedime do të përfshihet po ashtu çështja e hapjes së një korridori sigurie që përfshin gjithashtu (transportimin) e grurit në Detin e Zi”.
“Kjo është pyetja më e rëndësishme. Ne po fokusohemi në këtë. Po planifikojmë të krijojmë një qendër në Stamboll për të vëzhguar korridorin,” tha Cavusoglu.
Lavrov do të shoqërohet nga një delegacion ushtarak.
Njoftimi vjen një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut turk Rexhep Erdogan se Moska është gati të punojë me Ankaranë për të çliruar anijet detare të bllokuara për shkak të konfliktit.