Para pak kohësh bëri bujë blerja e rrjetit social Twitter nga drejtori i Tesla-s Elon Musk. Megjithatë, duket se ky akt është bllokuar.
“The Spectator Index”, në një postim në faqen zyrtare në Twitter, ka shpjeguar se arsyeja e një bllokimi të tillë është se Musk nuk pranon të vijojë blerjen nëse nuk sigurohet se më pak se 5% e llogarive në Twitter janë false.
“Elon Musk thotë se blerja e Twitter nuk do të vazhdojë derisa nuk sigurohet se më pak se 5% e llogarive në Twitter ishin false”, shkruan “The Spectator Index”.