Anëtarët e Bashkimit Europian duhet të arrijnë një marrëveshje për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë vendosjen e kufizimeve në importet e naftës ruse, sipas kryediplomatit të BE-së Josep Borrell, shkruan The Guardian.

“Ne duhet të vendosim unanimisht. Ka pasur bisedime të ashpra ditën e djeshme dhe sot në mëngjes. Mendoj se sot pasdite do të jemi në gjendje t’u ofrojmë krerëve të vendeve anëtare një marrëveshje”.

Qeveritë e Bashkimit Europian nuk arritën një marrëveshje për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse të dielën, pasi ato kërkojnë të përgatisin një marrëveshje për samitin e BE-së.

I pyetur nëse planet për të përfshirë një ndalim të importit të naftës ruse mund të dështojnë për shkak të rezistencës nga Hungaria dhe shtetet e tjera të Europës Lindore, Borrell tha: “Jo, nuk mendoj kështu, në fund do të arrihet një marrëveshje.”

“Ne duhet të marrim parasysh rrethanat individuale të të gjithëve”, tha Borrell, duke shtuar se një zgjidhje e BE-në duhet t’u japë tre vendeve që përbënin 7% deri në 8% të importeve të naftës ruse “më shumë kohë për t’u përshtatur”.