Presidenti rus, Vladimir Putin po përdor grurin si një armë lufte, deklaroi përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në samitin e krerëve të shteteve që po zhvillohet në Bruksel.

”Janë 20 milionë tonë grurë të ruajtura në Ukrainë të cilat duhet të eksportohen, dhe më pas, duhet të krijojmë vende magazinimi për korrjet e ardhshme”, shtoi Borell.

”Në rrugët për eksportin e grurit ukrainas ne duhet të gjejmë një rrugë alternative pasi rruga detare është shumë e vështirë. Për sa i përket idesë së hapjes së një korridori humanitar në Detin e Zi mund ta imagjinojmë, por nuk mund ta bëjmë pa marrëveshje me Rusinë, pasi këto ujëra janë plot me mina”, shtoi Borrell.

”Ne kemi nevojë për një marrëveshje me Rusinë dhe duhet të bëhet në nivelin e Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai./