Sekretarja për çështjet e Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar, Liz Truss tha se nëse Putin fiton luftën në Ukrainë, atëherë nuk do të kishte më siguri.
Truss tha gjithashtu se ishte plotësisht legjitime mbështetja ndaj Ukrainës më dërgimin e tankeve dhe avionëve.
“Pas Luftës së Ftohtë, ne menduam se kishim kthyer një faqe. Por ne tani po shohim krime të tmerrshme lufte në Evropë, krime për të cilat dikur kishim shpresuar se do ti përkisnin të kaluarës. Përballë një tmerri të tillë, ne duhet të përgjigjemi me forcë, nuk duhet të humbasin vigjilencën pasi kjo nuk mund të jetë zgjidhja. Ne duhet të sigurojmë që Ukraina të fitojë këtë luftë të madhe për liri. Putini nuk po i ka shpallur luftë vetëm kundër popullit ukrainas, por themeleve të shoqërive tona: lirisë, sovranitetit dhe shtetit të së drejtës. Nëse ai fiton luftën në Ukrainë, ne nuk do të ndihemi kurrë të sigurt. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për tu siguruar që Ukraina të fitojë,” tha Truss për “Sky News”.