Një tjetër vdekje e dyshimtë ka ndodhur mes oligarkëve rusë.
Andrei Krukowski, një tjetër menaxher i Gazprom rus ka humbur jetën në rrethana të paqarta. Krukowski dyshohet se vdiq kur ra nga një shkëmb në Soçi, vendi i famshëm për zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2014.
Në këtë vend ishte ndërtuar resorti i skive të gjigantit rus Gazprom, drejtor i të cili ishte pikërisht Krukowski.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se dyshohet që Krukoëski ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkëmb në Socci që më 1 maj, por lajmi është bërë i ditur vetëm sot.
“Drejtori i përgjithshëm i vendpushimit Krasnaya Polyana në Territorin Krasnodar, Andrey Krukowsky, vdiq si rezultat i një rënieje në rrugën drejt kalasë Achipsinskaya. Ai i donte malet dhe gjeti paqen atje.”, raportoi agjencia e lajmeve TASS me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.
Sipas mediave ruse, 37 vjeari është dërguar menjëherë në spital por nuk është arritur të mbahej në jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Krukoëski është i disati në listën e zyrtarëve dhe drejtuesve të Gazprom ose GazpromBank, të cilët janë gjendur të vdekur, dy prej të cilëve bashkë me familjen.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanw