Dashi
Nëse nuk keni vendosmërinë dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur partnerit në të njëjtën mënyrë në raste të caktuara, mos u shqetësoni, mund të merrni kohën tuaj dhe t’i riktheheni temës, sepse është edhe detyrë e njerëzve të afërt, t’ju dëgjojnë dhe të përpiqen t’iu ndihmojnë të zgjidhni problemet.

Demi
Po pranoni se keni mangësi ndaj njerëzve që doni dhe ky është tashmë një hap i madh përpara , veçanërisht nëse ata ju kanë sfiduar shpesh. Tani ju vetëm duhet të vazhdoni me konsistencë.

Binjakët
Ju mund t’i prishni të gjitha planet që dëshironi, por pakënaqësia juaj do të mbetet si dhe ajo e njerëzve që mbështeten te ju. Mund të bëni pak përpjekje këtë javë.

Gaforrja
Mundohuni që diskutimet t’i mbani në minimum, pasi mund të mos keni argumente të mëdha për t’i paraqitur partnerit. Do të përfundoni duke marrë më të keqen dhe do të prishni marrëdhënien. Me pak qetësi do të gjeni edhe fjalë e mendime.

Luani
Ju po shkoni në një drejtim krejtësisht të kundërt me atë të vendosur fillimisht. Edhe nëse marrëdhëniet emocionale nuk mund të trajtohen si projekte pune, nuk duhet të largoheni shumë nga diçka që po shkonte në rrugën e duhur, përndryshe keni një problem.

Virgjëresha
Ju nuk mund të merrni gjithmonë përgjigjet që dëshironi të merrni, kështu që këtë javë, duhet të jeni më të gatshëm për të dëgjuar, për të mirëpritur dhe më pak për të kritikuar. Nëse nuk ka dritare të hapur, duhet të vendosni.