Philippe Coutinho është zyrtarisht i Aston Villa. Klubi anglez ka gjetur marrëveshjen me Barcelonën për transferimin përfundimtar dhe braziliani ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026.
Aston Villa ka paguar 20 milionë euro te katalanasit, që kanë nevojë për para në këto momente. Steven Gerrard pas zyrtarizimit të Coutinho ka thënë:
“Ky është një nënshkrim i shkëlqyer për Aston Villa. Coutinho është një profesionist model dhe ndikimi i tij në grup ka qenë i qartë, që kur u bashkua në janar.
Me mënyrën se si sillet në fushë dhe jashtë saj, ai është një model për lojtarët e rinj që mund të përfitojnë nga përvoja e tij”.