Një vajzë gjashtë muajshe, e shtruar në spitalin e Padovës që prej fillimit të majit për hemorragji cerebrale, u gjet pozitive për kokainë.
Fëmija, siç raportohet nga gazetat lokale, ishte transferuar urgjentisht nga spitali në Chioggia më 9 maj, men të vjella dhe simptoma të tjera përfshirë këtu traumat.
Tashmë hetuesit duan të kuptojnë nëse vajza e vogël ka qenë viktimë e sindromës “baby shake”, pra dridhjet e dhunshme dhe të vazhdueshme për ta bërë atë të pushojë së qari, apo trauma e pësuar është shkaktuar nga mosvëmendja e njërit prej tyre.
Për momentin, Prokuroria Publike e Venecias ka hapur një dosje pa hipotezën e krimit dhe pa të dyshuar.
Sidoqoftë, kokaina, e gjurmuar përmes ekzaminimit të flokëve, fatmirësisht nuk ishte gëlltitur nga fëmija, por do të përthithej nga afërsia.
Ndërkohë, kushtet e vogëlushes, të cilat vijojnë të jenë të rënda, janë përmirësuar ditët e fundit, dhe fëmija i shtruar fillimisht në terapi intensive pediatrike, është transferuar në një pavijon me intensitet më të ulët edhe pse është nën monitorim të vazhdueshëm.
Ndërkohë, hetuesit po analizojnë dinamikën e familjes: vajza e vogël jeton me nënën e saj, por kjo e fundit nuk ishte ligjerisht e martuar dhe nuk jetonte me partnerin e saj.
Megjithatë cifti është marrë vec e vec në pyetje për të tentuar rindertimin e ngjarjes se çfarë shkaktoi traumën e trurit tek e mitura./ Burimi: TGCOM