Është nga të paktat artiste shqiptare që gati gjysmën e trupit të saj e ka të mbuluar me tatuazhe. Kjo tregon pasionin e veçantë që ka për to. Mirëpo këtë “pasion” të sajin për tatuazhet duket se Dafina nuk ka ndërmend ta ndalojë. Ose të paktën keshtu duket, nga postimi i saj i fundit në “instastory”.
Këngëtarja kosovare gjatë ditës së sotme ka ndarë me ndjekësit e saj një foto nga një studio tatuazhesh. Ajo ka zgjedhur të gdhend në trupin e saj tatuazhin më të ri, dedikuar ekipit të saj muzikor “MoneyzMusic”. Shkronjën M që përkon me emrin e skuadrëssë saj, Dafina e ka bërë tatu në mes të kraharorit të saj. Kështu ajo ka “zëvëndësuar” disi tatuazhin e saj ikonik që kishte nisur t’i zbehej në kraharor. “Për ekipin,”-shkruan përbri fotos këngëtarja duke bërë tag edhe MoneyzMusic.
Nga ana tjetër ju kujtojmë që Dafina Zeqiri ka treguar disa herë për ndjekësit e saj se vuan nga një problem shëndetësor. Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente.
Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por me sa duket këngëtarja ka nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë.