Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö i tha homologut të tij rus Vladimir Putin të shtunën se kombi nordik do të marrë vendimin rreth anëtarësimit në NATO në ditët e ardhshme, tha zyra e Niinistö në një deklaratë, shkruan CNN.
Gjatë bisedës telefonike të iniciuar nga Finlanda, “Presidenti Niinistö i tha Presidentit Putin se sa në thelb kërkesat ruse në fund të vitit 2021 që synojnë mosanëtarësimin e vendeve në NATO dhe pushtimin masiv të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 kanë ndryshuar sistemin e sigurisë në Finlandë”, thuhet në deklaratë.
“Biseda ka qenë e drejtpërdrejtë dhe është zhvilluar pa tensione. Shmangia e tensioneve u konsiderua e rëndësishme”, citohet të ketë thënë Niinistö në deklaratë.
Niinistö vuri në dukje se ai i kishte thënë tashmë Putinit në takimin e tyre të parë në 2012 “se çdo komb i pavarur maksimizon sigurinë e tij” dhe se “kjo është ajo që po ndodh edhe tani”, thuhet në deklaratë.
Niinisto përsëriti gjithashtu shqetësimin e tij të thellë për vuajtjet njerëzore të shkaktuara forcat ruse në Ukrainë dhe theksoi imperativin e paqes. Ai bëri thirrje për evakuimin e sigurt të civilëve, thuhet në deklaratë.
Pas njoftimit të Finlandës se planifikon të aplikojë për anëtarësim në NATO, Rusia ka bllokuar furnizimin me energji për Finlandën madje kka kryer stërvitje ushtarake në enklavën e saj të Detit Baltik, Kaliningrad.